Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 11:22 “Pasqyra e Çmimeve”, ekspertja: 34% e produkteve janë ulur në çmim Platforma “Pasqyra e Çmimeve” ka qenë në qendër të diskutimit në episodin e fundit të podkastit “Flasim”, të kryeministrit Edi Rama, ku janë prezantuar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Jakup Krasniqi
  • Elisa Spiropali
  • Gjeopolitikë
  • Taksa turistike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Jakup Krasniqi
  • Elisa Spiropali
  • Gjeopolitikë
  • Taksa turistike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Pasqyra e Çmimeve”, ekspertja: 34% e produkteve janë ulur në çmim

Lajme E diel, 22 Nëntor 2026 11:22
“Pasqyra e Çmimeve”, ekspertja: 34% e produkteve janë ulur në çmim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Platforma “Pasqyra e Çmimeve” ka qenë në qendër të diskutimit në episodin e fundit të podkastit “Flasim”, të kryeministrit Edi Rama, ku janë prezantuar të dhënat e para mbi përdorimin e saj dhe ndikimin e mundshëm në treg.

Drejtuesja e projektit bëri të ditur se, që prej lançimit, platforma ka tërhequr mbi 10 mijë vizitorë unikë, ndërsa numri i përgjithshëm i vizitave në faqe ka kaluar 63 mijë. Sipas saj, përdoruesit qëndrojnë mesatarisht më shumë se tre minuta në platformë dhe shfletojnë rreth pesë faqe gjatë një vizite.

Mund t'ju interesojë

Rama dhe Mickoski takohen në Qafë Thanë, prezantohet sistemi “One Stop Shop”

Rama dhe Mickoski takohen në Qafë Thanë, prezantohet sistemi “One Stop Shop”

Para 1 ore
Rama uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit: “Germat më të bukura”

Rama uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit: “Germat më të bukura”

Para 3 orësh
Drejtor i Ferrarit, Fred Vasseur, i tërbuar: “Marrëdhënia Leclerc-Hamilton po bëhet e papërballueshme”

Drejtor i Ferrarit, Fred Vasseur, i tërbuar: “Marrëdhënia Leclerc-Hamilton po bëhet e p...

Para 3 orësh

Një nga treguesit kryesorë të prezantuar lidhet me ndryshimin e çmimeve të produkteve. Sipas të dhënave të platformës, gjatë pesë javëve të fundit, 34% e artikujve të monitoruar kanë regjistruar ulje çmimi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Drejtuesja e projektit theksoi se publikimi dhe krahasimi i çmimeve ka nxitur konkurrencën ndërmjet tregtarëve, të cilët tashmë mund të shohin pozicionimin e tyre në raport me subjektet e tjera.

Ajo tregoi se gjatë komunikimeve me përfaqësuesit e bizneseve, disa tregtarë kanë shprehur interes për të rishikuar çmimet, pasi kanë konstatuar se ofronin produkte më të shtrenjta se konkurrentët.

Sipas saj, kjo transparencë ka ndikuar që një pjesë e tregtarëve të shtojnë numrin e artikujve që ofrohen me çmime më të ulëta.

Ndërkohë, platforma është përmirësuar edhe në aspektin teknologjik, duke përfshirë një funksionalitet të ri që u mundëson qytetarëve të kërkojnë produktet përmes barkodit.

Ky opsion synon ta bëjë më të thjeshtë krahasimin e çmimeve gjatë blerjeve në supermarkete, duke u dhënë konsumatorëve mundësinë të informohen përpara se të zgjedhin produktin.

Drejtuesja e projektit e cilësoi interesin e qytetarëve si një tregues pozitiv, ndërsa theksoi se transparenca e të dhënave mund të ndikojë në forcimin e konkurrencës dhe orientimin e konsumatorëve drejt ofertave më ekonomike..

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

“Pasqyra e Çmimeve”, ekspertja: 34% e produkteve janë ulur në çmim
Para 4 minutash

“Pasqyra e Çmimeve”, ekspertja: 34% e produkteve janë ulur në çmim

Automjeti përfundon në kanal në Kallm të Fierit, drejtuesi nuk gjendet
Para 6 minutash

Automjeti përfundon në kanal në Kallm të Fierit, drejtuesi nuk gjendet

Erion Veliaj refuzon operacionin te spitali i Fierit me mjekët turq!
Para 17 minutash

Erion Veliaj refuzon operacionin te spitali i Fierit me mjekët turq!

Rrjeti i Epstein në Rusi: 17 gra dhe përpjekje për të takuar Putinin
Para 55 minutash

Rrjeti i Epstein në Rusi: 17 gra dhe përpjekje për të takuar Putinin

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 13 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 20 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026

4 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 14 orësh

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.