Autostrada Nish (Serbi)-Prishtinë-Durrës gati për të filluar! Mijëra turistë serbë drejt Shqiperisë.

 

Informacionet thone se  projekti Nish-Prishtine-Durres eshte ne fazen e fundit. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Ndërtimit dhe të Infrastrukturës së Serbisë Dejan Trifunoviq ka thënë se Serbia është përgatitur për mbledhjen e ardhshme të Vjenës në kuadër të procesit të Berlinit e realizimi i projektit të ndërtimit të autostradës do të mund të fillonte në vitin 2017.

Ai ka theksuar se ky projekt nënkupton përmirësimin e bashkëpunimit rajonale dha ai definon qartas kornizën për katër vjetët e ardhshëm, raporton B92.

"Njëri nga projektet në fokus do të jetë ai Nish-Prishtinë-Durrës. Për këtë projekt janë të interesuar tri palë: Serbia, Shqipëria dhe BE. Gjatësia e tërësishme e autostradës do të jetë 384 km, nga Nishi në Merdar 77 km dhe nga Merdar deri në Prishtinë 22 km", ka thënë Trifunoviq, i cili nuk e ka futur fare Kosovën në këtë interesim si palë, qoftë dhe e katërt, por ma gjasë duket se e ka matur mirë gjatësinë e autostradës nëpër Kosovë, vetëm se pa e kujtuar pjesën e ndërtuar të saj në “Rrugën e Kombit”.

Serbia ka përgatitur projektin e përgjithshëm dhe studimin paraprak të arsyes së këtij projekti dhe këtë variant të ndërtimit do ta paraqesë në Vjenë më 27 gusht.
Sipas fjalëve të Trifunoviqit, autostrada do ta mundësojë “hyrjen e ekonomisë serbe në limanet shqiptare në Durrës e në Vlorë dhe ajo ka kuptim të gjerët për bashkëpunimin rajonal”, transmeton Koha.net.

Pritet që brenda një vitit e gjysmë të jetë i gatshëm projekti dokumentues dhe të zhvillohen bisedime rreth financimit. 
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq kohë më parë kishte thënë se Serbia është e gatshme t’i japë 350 milionë euro për pjesën serbe të autostradës e cila do të kushtonte 600 – 650 milionë, e nga BE do të kërkojë edhe 300 milion euro.

Ky eshte projekti me gjigand rajonal qe kryeministri Rama ka investuar me Merkel. Pas kesaj qindra mijera turiste serbe e ballkanas do te turren drejt Shqiperise, pervecse do te jete nje rruge e madhe rajonale perbashkuese per ekonomine e transportin. Edi Rama po luan fort me kryeministrin e Serbise Vuçiç per fondet e ketij megaprojekti dhe duhen vleresuar te dy kryeministrat.

SHKARKO APP