Autostrada Tiranë-Durrës hapet sot, e lirë gjatë fundjavës
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore njofton se sot në orën 14:00 përfundon ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Maminas-Sukth-Shkozet.
Pas orës 14:00 dhe gjatë gjithë fundjavës aksi Tiranë-Durrës dhe ai anasjelltas Durrës-Tiranë, do jenë plotësisht e hapur në funksion të lehtësimit të lëvizjes së pushuesve që zgjedhin plazhet gjatë fundjavës.
Ditën e shtunë, ARRSH dhe Policia Rrugore do të informojne sërish për vazhdimin e ndërhyrjes në Shkozet-Durrës dhe më tej aksin Durrës-Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

