Autostrada Tiranë-Durrës, njoftim i rëndësishëm nga ARRSH, ja segmenti që bllokohet nesër

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se në vijim të ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në autostradën Durrës – Tiranë në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të fillojë të martë në oren 06-00 të mëngjesit fazën e pestë të punimeve në segmentin Ura e dajlanit – Mbikalimi Sukth në drejtimin Durrës – Tiranë.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si devijohet trafiku:

Swiss Digital Mobile Reklama

1.  Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 06:00 te dites se marte date 26/06/2018.
2.  Automjetet qe udhetojne nga Durresi ne drejtim te Tiranës duhet te devijohen te Ura Dajlanit dhe te vazhdoje ne rrugen dytesore deri ne kryqezimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund te dalin perseri ne autostrade ose te vazhdojne ne rrugen dytesore.
3.  Ky devijim do te perfundoj deri diten e marte date 26/06/2018 ora 24:00

Plani menaxhimit te trafikut i sipercituar mund te ndryshoj ne varesi te kushteve te motit, ne cdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe perdoruesit e rruges.

Ju njoftojme se punimet e fazes e IV-ert ne segmentin Ura e Shkozetit – Ura e Dajlanit drejtimi Tirane – Durres kane perfunduar dhe segmenti rrugor eshte i hapur per trafikun perpara afatit te parashikuar.

Punime edhe në Fier-Patos
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se te marte ne oren 08-00 te mengjesit do te filloje faza e pare e ndërhyrjes per rehabilitimin e shtresave asfaltike në unazen lindore e qytetit nga Hyrje Fier (rotonto e Sheqit) – Rethrrotullimi Patosit në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze te sinjalistikes provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

1.  Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 08:00 te dites se marte date 26/06/2018.

2.  Automjetet qe udhetojne ne drejtimin Fier – Vlore/Gjirokaster do te devijohen​ nepermjet qytetit te Fierit dhe unazes perendimore te tij.

3.  Ky devijim do te vazhdoje deri ne nje njoftim te dyte.

Ne cdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe perdoruesit e rruges.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?