Autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe ku do bllohet trafiku për sot
Ka nisur që prej orës 6:00 të mëngjesit faza e katërt e punimeve për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Tiranë-Durrës. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor, informojnë se punimet do të vazhdojnë në segmentin Shkozet-Durrës në drejtimin Tiranë-Durrës.
Është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
1-Bllokimi/Devijimi i trafikut do te fillojë në orën 06:00 deri në 22:00 të ditës së hënë.
2-Trafiku në drejtim Tiranë-Durrës devijohet në mbikalimin e Shkozetit në drejtim të rrugës së unazës shkozetit dhe të ndjekin Shkozet-Durrës ( zona kenetës) ose unazën e Shkozetit.
3-Ky devijim do të vazhdojë deri në orën 22:00 të ditës së hënë.
Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Shkozet-Durrës, do të fillojë ndërhyrja në drejtimin Durrës-Tiranë për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë sërish opinionin publik.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.
KOHA JONË SONDAZH

