Autostrada Tiranë-Durrës, sot bllokohet segmenti i rëndësishëm
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se në vijim të ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në autostradën Durrës-Tiranë në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore do të fillojë të martë në oren 06-00 të mëngjesit fazën e pestë të punimeve në segmentin Ura e dajlanit-Mbikalimi Sukth në drejtimin Durrës-Tiranë.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjali stikën provizore të vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
Si devijohet trafiku:
- Bllokimi/Devijimi i trafikut do të fillojë në orën 06:00 të ditës së martë datë 26/06/2018.
- Automjetet që udhëtojnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës duhet të devijohen te Ura Dajlanit dhe të vazhdojë në rrugën dytesore deri në kryqëzimin e Sukthit dhe në vazhdim mund të dalin përsëri në autostradë ose të vazhdojnë në rrugën dytësore.
- Ky devijim do të përfundojë deri ditën e martë datë 26/06/2018 ora 24:00
Plani menaxhimit të trafikut i sipercituar mund të ndryshoj ne varesi te kushteve te motit, ne cdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe perdoruesit e rruges.
Ju njoftojme se punimet e fazes e IV-ert ne segmentin Ura e Shkozetit-Ura e Dajlanit drejtimi Tiranë-Durres kane perfunduar dhe segmenti rrugor eshte i hapur per trafikun perpara afatit te parashikuar.
Punime edhe në Fier-Patos
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se te marte ne oren 08-00 te mengjesit do te filloje faza e pare e ndërhyrjes per rehabilitimin e shtresave asfaltike në unazen lindore e qytetit nga Hyrje Fier (rotondo e Sheqit) – Rethrrotullimi Patosit në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze te sinjalistikes provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
- Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 08:00 te dites se marte date 26/06/2018.
- Automjetet qe udhetojne ne drejtimin Fier – Vlore/Gjirokaster do te devijohen nepermjet qytetit te Fierit dhe unazes perendimore te tij.
- Ky devijim do te vazhdoje deri ne nje njoftim te dyte.
Ne cdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe perdoruesit e rruges.
KOHA JONË SONDAZH

