Autostrada Tiranë-Elbasan, merr flakë një autobus me 30 pasagjerë
Një autobus është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku mësohet se në autobus kishte edhe 30 pasagjerë.
Mësohet se një person ka mbetur i lënduar, jo për shkak të flakëve, por pasi po tentonte që të largohej me shpejtësi.
Autostrada është bllokuar në njërin prej akseve.
Shkak mendohet se është bërë një manovrim i gabuar i shoferit, i cili është shoqëruar në polici.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punon për shuarjen e flakëve.
KOHA JONË SONDAZH

