Avari në traget, anulohet udhëtimi Durrës-Ankona

Anulohet lundrimi i tragetit nga Durrësi drejt Ankonës për shkak të avarisë. Autoriteti Portual Durrës njofton anulimin e lundrimit nga Porti i Durrësit drejt Ankonës(Itali).

Njoftimi:

Njoftojmë pasagjerët që kishin rezervuar udhëtimin e tyre mbrëmjen e sotme drejt Ankonës me tragetin “Claudia” se ky lundrim është anuluar për shkak të një avarie që ka pësuar ky traget.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kompania do të rimbursojë ose shtyjë për një moment të dytë të gjitha biletat e rezevuara për këtë lundrim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Linja e Barit do të vijojë normalisht sipas orareve të parashikuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?