Avioni grek nis betejën me flakët në Dukat të Vlorës

Pas kërkesës së qeverisë shqiptare për ndihmë nga vendet anëtare të BE-së për të përballuar situatën nga zjarret masive në vend, ka ardhur edhe mbështetja e parë.

Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme konfirmojnë një avion greke ka nisur operacionin për shuarjen e zjarrit në jug të vendit.

Operacioni po zhvillohet në fshatin Dukat dhe drejtohet nga kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Bashkimi Evropian bën me dije se Shqipëria ka aktivizuar në të gjithë territorin e saj programin e BE-së Copernicus, në ndihmë të operacioneve në terren që lidhen me zjarret në pyje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky është një hap përpara për Shërbimin e Emergjencave Civile në vend dhe integrimin e tij me Mekanizmat e Emergjencave Evropiane”, thuhet në reagim.

Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 25 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Vlorë, Dibër, Elbasan, Berat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?