Avioni i çmontuar i familjes Lamaj ruhej në hangar

 

Avioni i vogël në pronësi të Vilson Lamajt i çmontuar ruhej në një hangar -garazh në komunën e Medrina di Borghi në provincën e Cezenës.

Të hënën më 24 gusht policia e zonës kishte rënë në gjurmët e tij duke dyshuar tek lëvizjet e një kamioni që transportonte pjesët e avionit të c’montuar nga hangari-garazh drejt komunës Pogggio Torriana.

Kamioni kishte bërë dy udhëtime, i fundit transportonte vetëm krahët e avionit e më pas montimi i tij në pistën e improvizuar.

Udhëtimi me një avion të tillë kaq të lehtë përmes detit në një rrugë rreth 1 orë e gjysëm të gjatë ishte mjaft i rrezikshme. Por kreu i organizatës Vilson Lalaj kishte menduar për gjithcka, duke planikfikuar për cdo udhëtim të tij një pistë ndalesë e nxjerrë jashtë përdorimit në qytezën Costa Merlata, në komunën e Ostunit në Brindizi. Aty e priste një bashkëpunëtor italian me origjinë nga qyteti i Napolit, 32 vjeç, i cili merrte në dorëzim mallin duke e trasportuar me furgonin e tij drejt Emilia Romanjës.
Ndërkohë fluturimi kryhej pa asnjë autorizim, me një patentë fluturimi fantazmë e pa asnjë normë sigurie.

Avioni “Aeropakt A22S” niset nga Aero Club ne Ostuni (Puglia) në orën 05:40 dhe ulet në afërsi te fshatit Xhelilaj Vlorë në orën 07:02. 12 minuta kohë sa për të përshëndetur miqtë e tij ngarkon avionin me gati 120 kg marijuanë dhe niset në oren 07:12. Por në Ostuni pritet nga karabinierët të cilët I vunë prangat

Organizata kriminale shqiptare e drejtuar nga dy familjet shqiptare Lamaj e Ahmetaj, përbëhej kryesisht nga anëtarë shqiptarë, të gjithë të pajisur me leje të rregullta qëndrimi e me shumë vite rezidence në territorin italian. Bashkëpunëtorët italianë përdoreshin vetëm të ruajtur magazinat lokale ku mbahej fshehur marijuana si dhe plantacionet e lëndës narkotike të identifikuara nga policia në fshatrat Veluchio, Borghi e Novafeltria, në provincën e Riminit.

Fakti i ndërtimit të kësaj organizate kriminale në nivel familjar e kishte bërë vështirësisht të padepërtueshëm investigimin e agjentëve të policisë italiane e cila nisi hetimet në janar 2015.

Ja të arrestuarit e operacionit “Fluturimi i lirë”

– Neko Bruhamaj, 45 vjeç, lindur e banues Ramicë, Vlorë
– Fatos Bruhamaj, 30 vjeç, lindur në Ramicë e banues në Vlorë
– Fadil Shahaj, 53 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlorë
– Igli Shahaj, 22 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlore
– Sokol Lamaj (Burhamaj), 34 vjeç, lindur e banues në Babice e Madhe Vlorë,
si edhe efektivi i Policisë së Vlorës Vladimir Zanaj, Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore.
Në Itali janë arrestuar 8 persona, rezidentë në shtetin fqinj:
– Elizer Ahmetaj, 27 vjeç
– Xhesian Ahmetaj, 21 vjeç
– Arshi Ahmetaj, 29 vjeç
– Artjon Lamaj, 29 vjeç
– Kleo Lamaj, 30 vjeç
– Bukurosh Këshilli, 25 vjeç
– Virjon Imeraj, 32 vjeç
si edhe Vilson Lamaj, pilot i avionit.

SHKARKO APP