Avioni i drogës Vlorë-Brindisi u ndalua më 24 gusht, 14 në pranga

Avioni me drogë drejtohej nga 32 vjeçari Vilson Lamaj. Sipas policisë ai u ngarkua me kanabis në fshatin Sevaster të Vlorës dhe u ndalua nga policia, sapo u ul në Brindizi. Piloti Vilson Lamaj dhe 13 bashkëpunëtorët e tij u arrestuan, të gjithë shqiptarë.

Drejtori i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Ardian Çipa, tha për operacionin,  Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë italiane dhe Prokurorinë për Krime të Rënda ka finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, operacionin ndërkombëtar kundër trafikimit të lëndëve narkotike të koduar “Fluturimi i lirë”, duke vënë në pranga 14 persona.” 

Sipas drejtorit Çipa linja e trafikut, ishte planifikuar të kryhej përmes përdorimit të një avioni të vogël.

“Mëngjesin e datës 24 gusht 2015, avioni i vogël i drejtuar nga shtetasi Vilson Lamaj është nisur nga Italia me destinacion vendin tonë, duke u ulur në orën 07:02 minuta, në një zonë pa shumë lëvizje në afërsi të fshatit Xhelilaj, pranë Sevasterit në Vlorë, ku edhe ka ngarkuar një sasi prej 120 kg marijuanë.

“Në momentin e uljes së avionit në Brindizi, policia italiane ka arrestuar shtetasin shqiptar Vilson Lamaj dhe bllokoi lëndën narkotike.”  

Ndërkohë që policia shqiptare ka ndaluar në orët e natës 6 persona, të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar droge, mes tyre edhe 1 punonjës policie. Tetë të tjerët janë arrestuar në Itali:

Personat e ndaluar në Shqipëri janë:

– Neko Bruhamaj, 45 vjeç, lindur e banues Ramicë, Vlorë

– Fatos Bruhamaj, 30 vjeç, lindur në Ramicë e banues në Vlorë

– Fadil Shahaj,  53 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlorë

– Igli Shahaj, 22 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlore

– Sokol Lamaj (Burhamaj), 34 vjeç, lindur e banues në Babice e Madhe Vlorë,

si edhe efektivi i Policisë së Vlorës Vladimir Zanaj, Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore.

Në Itali janë arrestuar 8 persona, rezidentë në shtetin fqinj:

– Elizer Ahmetaj, 27 vjeç

– Xhesian Ahmetaj, 21 vjeç

– Arshi Ahmetaj, 29 vjeç

– Artjon Lamaj, 29 vjeç

– Kleo Lamaj, 30 vjeç

– Bukurosh Këshilli, 25 vjeç

– Virjon Imeraj, 32 vjeç

si edhe Vilson Lamaj, pilot i avionit.

SHKARKO APP