Avioni i linjës Firence-Londër bën ulje të detyruar për shkak të problemit në motor

Momente paniku dhe frikë në bordin e një avioni të linjës që po fluturonte nga Firence me destinacion Londrën, duke bërë ulje emergjente në Malpensa të Milanos. Shkak u bë një problem me motorin gjatë fluturimit, sot në orët e pasdites (4 Janar).

Piloti i aeroplanit të British Airways duhej të kërkonte autorizim për ulje në aeroportin Malpensa të Milanos, teksa komunikoi me kullën.

Sipas mediave, ngjarja ndodhi pak pas orës 16:00, kur komandanti i avionit kërkoi autorizimin për ulje në aeroportin e Malpensës dhe për fat të mirë nuk pati asnjë problem tjetër.

Sipas një rindërtimi fillestar të asaj që ndodhi, avioni përdori procedurën standarde të urgjencës: sapo u ul në vend, mjekët dhe zjarrfikësit nxituan menjëherë, sepse frika ishte se avioni do të merrte flakë.

Dhe gjithçka shkoi më së miri, pasi avioni u ul pa problem. Më pas ai u dërgua në një hapësirë të rezervuar në Terminalin 2, ku  dolën pasagjerët, teksa po vijojnë procedurat e rastit për të zbardhur shkaqet dhe përfunduar hetimet.

SHKARKO APP