Avioni i linjës Tiranë-Bruksel ulet në Paris

Sulmet terroriste në Bruksel, kanë bërë që një avioni i nisur nga aeroporti i Rinasit në drejtim të kryeqytetit belg të devijojë destinacionin, duke u ulur në Paris.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton se më datën 22 Mars 2016, avioni i linjës Tiranë – Bruksel – Paris që operohet nga Adria Airways, me 42 pasagjerë në bord, është nisur nga Tirana sot në orën 6.47 dhe është ulur në Paris, në aeroportin “Charles de Gaulle”.

“Zbritja në Bruksel – destinacion në programin e fluturimit të kësaj linje – u anullua pas ngjarjeve të mëngjesit të sotëm në kryeqytetin belg. Avioni Bombardier CRJ 900 u ul me të gjithë pasagjerët në destinacionin e radhës, Paris”, thuhet në deklaratë.

SHKARKO APP