Avioni i rrëzuar me drogë apo xhiro turistike?

Duket se dekonspirimi i ngjarjes së avionit të vetë-kapur në Ishëm sot, e ka gjetur krejtësisht në befasi Policinë e Shtetit, pasi ngjarja ende pa nisur të zbardhet mirë, po raportohet nga uniformat blu me plot kontradikta.

Nuk dihet se përse policia është përfshirë nga paniku dhe nxitimi për ti bërë një alibi të shpejtë kësaj ngjarje, pasi në pamje të parë ai ngjason me një aksident të rëndomtë ajror.

Le ti marrim me radhë të gjitha kontradiktat, absurditetet dhe misteret e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas denoncimit të beftë që në fillim të hapjes së seancës parlamentare nga deputeti demokrat Flamur Noka, policia e kapur në befasi pas interesimit të madh të medias, deklaroi fillimisht se nuk ka asnjë avion të rënë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por më pas duke kuptuar se avioni ishte  rrëzuar në një zonë të afërt me qendra të banuara dhe se dëshmitarët nuk mungonin, ndryshoi deklaratën duke pranuar ngjarjen, por duke nxituar të theksojë se brenda tij nuk ka drogë dhe asgjë tjetër.

Avioni vërtet mund të mos ketë drogë brenda, por kjo nuk do të thotë se ai nuk po ulej aty pikërisht për tu ngatërruar.

Policia duket se nuk thotë të vërtetën edhe për orarin e uljes së pilotit italian. Sipas njoftimit të saj zyrtar avioni i vogël është ulur në orën 08.45 minuta, por dëshmitarë të ndryshëm kanë deklaruar live nëpër televizione se ai në fakt është rrëzuar shumë kohë më përpara, herët në mëngjes.

Gjatë përshkrimeve të tyre, mësohet se piloti përpara incidentit, ka bërë disa manovrime rrotulluese në ajër, ashtu siç bëjnë pilotët përpara zbritjes së paraplanifikuar.

Akoma më shumë dyshimet për këtë ngjarje, i shton deklarata e Aviacionit Civil, i cili thotë se nuk ka asnjë dijeni për këtë avion dhe nuk dihet sesi ai është future në hapësirën tonë ajrore, pa njoftuar dhe pa një leje fluturimi.

Edhe deklaratat  e pilotit italian të përcjella sipas policisë, nuk janë aspak bindëse. Sipas policisë ai është nisur sot në mëngjes nga Bari për në drejtim të veriut të Italisë, por papritur ka vendosur ti fusë një xhiro mbi detin Adriatik dhe pas një defekti ka përfunduar në Ishëm të Durrësit, pikërisht në një zonë perfekte për trafikantët e hashashit si është edhe lugina e lumit Ishëm, e përmendur kjo shpesh si një nga zonat e mbjella me kanabis.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?