Avokatët ashpërsojnë bojkotin, Dhoma e Avokatisë: Do mbulojmë gjobat e vendosura
Pas vendimit të GJKKO-së për të vijuar zbatimin e rregullores së re, e cila kufizon përdorimin e celularëve edhe nga avokatët gjatë seancave gjyqësore, Dhoma e Avokatisë ka vendosur të zgjerojë masat e bojkotit.
Përveç ndërprerjes së pjesëmarrjes në gjyqe, avokatët do të bojkotojnë edhe seancat për caktimin apo ndryshimin e masave të sigurisë.
Dhoma e Avokatisë ka bërë të ditur gjithashtu se do të mbulojë gjobat që mund t’u vendosen avokatëve si pasojë e bojkotit.
Përplasja lidhet me rregulloren e re të GJKKO-së, kundër së cilës Dhoma e Avokatisë ka kundërshtuar kufizimet për përdorimin e celularëve në sallat e gjyqit.

