Avokatët të përçarë për hartën e re gjyqësore

Harta e re gjyqësore këtë të hënë i gjeti të përçarë avokatët. Pas një bojkoti prej 4 ditësh, sot qëndrimet nuk ishin të njëjta. Në Vlorë, Lushnjë, Lezhë, Gjirokastër e Korçë bojkoti do të vijojë, ndërsa kanë nisur punën avokatët e Elbasanit dhe Durrësit. Në Vlorë do bojkotohet dhe masat e sigurisë. Në Lushnje jo të gjithë janë dakord me bojkotin.

Avokatet kanë bërë thirrje qytetareve tu bashkohen nesër në një protestë për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore. Kurse gjyqëtarët kanë dalë në mbrojtje, duke thënë se harta e re gjyqësore, do të shërbejë jo vetëm për të zbutur sadopak pasojat e këtij Vetting-ut, por edhe për t’i dhënë vendit një shërbim gjyqësor sa më cilësor në të ardhmen.

”Specializimi i gjyqtarëve dhe ecja me shpejtësi të njëjtë e çështjeve të ngjashme, në të gjithë gjykatat e Republikës, përbën një synim dhe sfidë që do të përmbushet pa më të voglin dyshim nga riorganizimi gjyqësor i parashikuar në këtë dokument. Për këtë shkak, ajo mbështet dhe inkurajon miratimin sa më parë të këtij dokumenti me rëndësi strategjike për të tashmen dhe të ardhmen e drejtësisë në vendin tonë”.

SHKARKO APP