Avokati Çaça: Alibeaj s’donte të regjistrohej, jemi drejt një 6 marsi të dytë

Pas një lufte për vulën dhe logon e PD-së, sot Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn.

Ish-kreu i Komunës Synej, avokati Përparim Çaça thotë se Enkelejd Alibeaj nuk donte të regjistrohej në zgjedhjet lokale të 14 majit. Sipas tij, po shkohet drejt një 6 marsi të dytë, ku edhe pse patën vulën dhe logon e partisë, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk fituan asnjë bashki.

“Saga e PD është se kemi dy realitete. Kemi një parti pa vulë, që është ajo e Sali Berishës dhe kemi një vulë pa parti, që është grupimi i Alibeajt. Unë them që grupimi i Alibeajt nuk donte të regjistrohej në zgjedhje, për mendimin tim. Ndoshta koha do më japë të drejtën. Po shkojmë drejt një 6 marsi të dytë”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?