Avokati Çaça: Nuk kemi institucione kushtetuese dhe të pavarura për të marrë vendime

Avokati Përparim Çaça thotë se se Presidentit duhet t’i sigurohet një proces i rregullt dhe ligjor, ndërsa përsa i përket akuzave në lidhje me falsifikimin e dokumenteve ai tha se duhet të hetohet.

”Është e pamundur që të kemi vendim të argumentuar dhe të arsyetuar. Presidentit dhe çdo qytetari duhet t’i sigurohet një proces i rregullt dhe ligjor. Duhet të hetohet nëse ka falsifikim dokumentesh. Ajo që më bën përshtypje te Presidenti është se një nga argumentet për ta kundërshtuar vendimin e Kuvendit, është se unë nuk mund të shkarkohem nga një Parlament që nuk ka qenë legjitim ose kushtetues”.

Për të në vendin tonë nuk ka institucione kushtetuese për të marrë vendime të pavarura. Po ashtu avokati ndër të tjera tha se shkeljet që pretendohet se ka bërë Meta sipas Kushtetutës, nuk janë shkelje të rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?