Avokati Daci: Policia ka ushtruar dhunë të pajustifikuar gjatë shoqërimit
Juristi Jordan Daci, thotë se shembja e Teatrit Kombëtar ishte vetëm këmba e fundit e demokracisë. ”Teatri ishte vetëm këmba e fundit e demokracisë. Tashmë, çdo shqiptar duhet ta kuptojë se kufizimi i të drejtave nuk u bë për pandeminë, por për të mbrojtur pushtetin”.
Në lidhje me personat e shoqëruar në polici, avokati deklaroi se policia ka ushtruar dhunë të pajustifikuar gjatë shoqërimit.
”Dhuna ka ndodhur në momentin e ndalimit dhe shoqërimit nga ana e policisë. Atje kanë shkuar policë pa numra identifikimi dhe kanë shkaktuar dhunë joproporcionale. Ndërsa veprimet e policisë në komisariat kanë qenë korrekte”.