Avokati dërgohet në Athinë, dhëndri i Nanos: E dhu*ova se m’u prek sedra
Prej 6 ditësh në koma nga dhuna barbare, avokati Sokol Mëngjesi është dërguar në Athinë për ndihmë mjekësore, me kërkesë të familjarëve. Të hënën Mëngjesit iu bë një skaner ku është parë se ka një ulje të ënjtjes në tru. Po ashtu iu ul doza e qetësuesve, ndërsa pritej edhe zgjimi gradual i tij.
I penduar dhe me një ndjesë publike është shfaqur në gjykatën e Tiranës, 32-vjeçari Dorian Alia, i lënë në masë arresti me burg për dhunën ndaj avokatit. “Kërkoj ndjesë për veprimin e pakontrolluar dhe impulsiv ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. I kërkoj ndjesë familjes së tij në veçanti fëmijëve të tij, por edhe opinionit dhe shoqërisë që u prek shumë nga ngjarja. Askujt mos i ndodhtë një situatë e tillë”, mësohet të jetë shprehur Dorian Aliaj.
Policia vijon ende kërkimet për kapjen e tre personave të tjerë që janë në kërkim. Po ashtu, policia këto ditë ka marrë në pyetje edhe persona të tjerë lidhur me konfliktin e Dritan Nanos (porositësit) me avokatin Mëngjesi.