Avokati është në luftë me jetën, shefi i Traumës: Ka dëmtim të pjesës së parë të trurit, vijon në koma

Avokati Sokol Mëngjesi është në luftë me jetën. Gjovalin Bushi, shefi i Traumës, ka folur për gjendjen shëndetësore të avokatit. Mjeku thotë se gjendja e avokatit vijon të jetë e rëndë. Ai thekson se Sokol Mëngjesi ka pësuar dy fraktura kockore në kokë dhe dëmtim të pjesë së parë të trurit. Ai thekson se vijon të jetë në koma, por është në gjendje stabël.

“Nga momenti i djeshëm deri më sot, gjendja pothuajse është stabël, megjithëse duhet ta themi se është në gjendje të rëndë, sepse është një dëmtim i madh në kokë. Dje është bërë një ndërhyrje e vogël nga ana e neurokirurgëve. Në ekzaminimin që është bërë sot në mëngjes, është konstatuar që ka një ulje të edemës, e cila është një nga faktorët kryesorë që e rëndon gjendje e pacientit. Në këto kushte, pacienti nuk ka nevojë për ndërhyrje urgjente kirurgjikale.

Nga parametrat është stabël, por do të pritet se si do të reagojë më vonë. Duhen të paktën 72 orë për të parë momentin e parë sesi do të reagojë. Flas mbi bazën e imazheve imazherike. Është në monitorim dhe kujdes të vazhdueshëm. Deri tani, nga të dhënat që kemi nga ekipi i mjekëve, nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Shpresojmë që të vazhdojë ky ritëm që gjendja të jetë stabël dhe të tentohet për zgjim.

Duke qenë se kishte një dëmtim të pjesës së parë të trurit, veç dy frakturave kockore, ka një shtypje të pjesës së parë të trurit”, tha Bushi.

SHKARKO APP