Avokati i “Dajës”: E lanë të vdiste në qeli (VIDEO)

I njohur si “Daja” nga Kosova, Ragip Hajdini, pjesë e grupit që realizoi super grabitjen në Rinas, ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Avokati i tij, Baftjar Rusi, tha se do të bëhet kallëzim penal për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe burgut 302, pasi sipas tij, nuk kanë lejuar që Hajdini të marrë ndihmën mjekësore në kohë e duhur. Avokati theksoi se Hajdinit iu hoq një masë e madhe tumorale nga trupi, por që nuk arriti të mbijetojë. Sipas tij, 50-vjeçari është trajtuar me vonesë, dy muaj pasi sëmundja agravoi.

Familja thotë se Hajdinit ju prekën të drejtat, që nga mos njoftimi i familjes e deri tek refuzimi që një i afërm t’i qëndrojë pranë. Sipas tyre, doktori ka thënë se nuk ekziston një terapi që ta shërojë. Në lidhje me grabitjen e 9 prillit, Rusi thotë se Ragip Hajdini nuk e ka pranuar asnjëherë të ketë pasur lidhje.

Grabitja ndodhi në orën 15:00 më 9 prill brenda në pistën e aeroportit të Rinasit. Pas grabitjes policia u vu në ndjekje të fugonit me mbishkrimin “Hetim Tatimor” që u përdor për grabitjen nga autorët, ku nga shkëmbimi me armë jari mbeti i vrarë koka e organizmit të vjedhjes, Admir Murataj. Ragip Hajdini nga Peja e Kosovës, u arrestua në zonat përreth Kavajës.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/2754240821456405/

 

SHKARKO APP