Avokati i familjes: Vëllezërit Aliko nuk binden që të vetëdorëzohen

Avokati i dy vëllezërve të shpallur në kërkim Arbojn dhe Alban Aliko ka folur, në emër të familjes Aliko.

“Prej dy muajsh, babai i djemve 17 dhe tjetri 20-vjeçar që prej një viti janë në kërkim nga policia është përpjekur të negociojë dhe t'i bindë ata të vetëdorëzohën në polici.

Por dy vëllezërti nuk pranojnë duke i quajtur të padrejta akuzat, duke u shprehur se nuk kanë besim tek policia", pohon ai. 

Teksa Adil Aliko përmes medias kërkon të shpjegojë pozicionin e djemëve të tij të cilët thonë se nuk janë të përfshirë në ngjarje dhe janë të pafajshëm.

Madje ata janë besimtarë dhe po mbajnë Ramazan dhe nuk kanë prekur armë me dorë.

"Ata këmbëngulin se nuk do dorëzohen pavarësisht lutjeve të të atit pasi distancohen nga ngjarjet për të cilat akuzohen dhe thonë se koha do ta vërtetojë se nuk kanë gisht nga akuzat e ngritura nga policia”, sqaron avokati.

 

SHKARKO APP