Avokati i ish-kreut të Gjykatës së Gjirokastrës: Gjithçka e montuar

Prokurorët marrin në pyetje ish kryetarin e gjykatës Guximtar Boçi Për më shumë se një orë, ish-kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, në prani të avokatit të tij Saimir Vishaj, është marrë në pyetje lidhur me audio-skandalin e shfaqur në një emision investigativ ku i kërkonte favore seksuale një qytetareje në këmbim të dhënies së një vendimi gjyqësor. Pas marrjes në pyetje, avokati Vishaj deklaroi për mediat se gjithçka është e montuar. Lidhur me këtë çështje, avokati Saimir Vishaj tha se “Kemi gjetur shume vendime të gjykatës së Gjirokastrës, ku kjo shtetase ka bërë shumë kallzime për vjehrrën dhe bashkëshortin dhe të gjitha janë pushuar”.

Boçi akuzohet për “korrupsion pasiv” të gjyqtarëve. Një ditë më parë u mor në pyetje gjyqtarja Blerta Çibuku. Çibuku është gjyqtarja, e cila dha vendimin kundër denoncueses.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?