Avokati i komisioneres së KPK-së që vijon betejën në Apel: Kushtetuta u bë për me fshi b*thën

Në Shkallën e Parë të GJKKO mori pafajësinë, por komisionerja e KPK-së Etleda Çiftja, këtë të premte u paraqit në Gjykatën e Apelit, kjo pasi SPAK-u ankimoi vendimin. Seanca e parë në Apelin e GJKKO u shty pasi gjyqtari i çështjes, Dhimitër Lara u dorëhoq nga trupa gjykuese. Çiftja ka qenë pjesë e trupës së rivlerësimit për Larën në KPK. Avokati i saj, u shpreh me tone të forta, se Kushtetuta është bërë për me fshi b*thën.

“Duke qenë se as prokuroria as gjykata nuk na pranuan si pjesë të procesit, bëmë ankim në Gjykatën e Apelit dhe vendosi të na thërrasë. U kërkua qëndrimi i palëve, jemi në kushtet që jemi kallëzuesi dhe viktima.

Pra kushtetua e Shqipërisë nuk ka asnjë vlerë, e vetmja vlerë që ka është që në momentin që të ndërpritet energjia apo të mos ketë as ujë për tu larë, i shërben me fshi b*thën me të.

Kanë hequr të gjithë gjyqtarët e ndershëm dhe kanë lënë këta që lëkunden. Pra, kanë hequr të gjithë pjesën veriore të Shqipërisë dhe kanë lënë ata të jugut që i binden urdhrave”.

SHKARKO APP