Avokati i Mark Frrokut: Do e çojme çështjen për gjykim në Strasburg

Saimir Vishaj, avokati i deputetit Mark Frroku, foli sot për mediat fill pas seancës gjyqësore në Tiranë. Vishaj bëri të ditur se çështja do të dërgohet në Strasburg, ndërsa bëri të ditur se ngjatë seancës së sotme ka pasur debate të shumta në sallë.

“Klienti im i ka pasur të gjitha mundësitë për t’u arratisur, sidomos gjatë periudhës q      ë ka qenë në arrest shtëpie por nuk e ka bërë një gjë të tillë. Pra nuk përbën asnjë rrezik. Nga Belgjika nuk kemi asnjë procedim penal mbi akuzat e palës shqiptare. Frroku ndodhet në burg vetëm përmes një njoftimi që pala jonë e quan urdhëresë” – tha Vishaj.

Mark Frroku ndodhet në arrest me burg që prej  3 prillit. Ai paraqiti sot një kërkes, ku kërkon zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të lehtë, atë me arrest shtëpie dhe një garanci prej 10 mijë Eurosh.

SHKARKO APP