Avokati i Popullit, Noka: Grida Duma loboi te Rama për Endri Shabanin

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka kërkoi ndjesë për firmat që deputetët dhanë duke lejuar Endrit Shabanin të kandidonte si Avokat i Popullit, por shoi për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë, se deputetët kanë treguar se për të mbështetur këtë kandidaturë i ka telefonuar edhe Ervin Salianji.

“Sot në mbledhje kanë thënë pesë deputetë që i ka telefonuar dhe e pranoi dhe vetë Saliani. Madje ka gojëdhëna që vetë Grida është negociatore te Rama për Endri Shabanin. Ju sqaroj ju sqaroj kaq: Flamur Noka, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike dhe të deputetit ka debatuar me çdo firmëtar, ka qenë kundër dhe është kundër. Flamur Noka, ka një vullnet të shprehur tek Adriana Kalaja, Besim Ndregjoni dhe anëtarët e tjerë”, tha Noka.

Duke folur te protesta e thërritur kundër qeverisë për në 22 dhjetor, Noka tha se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar pezullimin e Belinda Ballukut nga GJKKO, reforma në drejtësi ka dështuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?