Avokati i Popullit reagon: Shqetësuese qasja represive ndaj protestës së studentëve

Avokati i Popullit shpreh shqetësimin për qasjen represive ndaj formave të ndryshme të protestës së një numri studentësh shqiptarë të cilët kërkojnë plotësimin e disa pikave me synim përmirësimin e gjendjes së arsimit universitar në vend.

Nëpërmjet një reagimi zyrtar, Avokati i Popullit shprehet e, “ndërsa institucionalisht vlerësojmë si një zgjidhje pozitive uljen e tarifave dhe adresimin e disa prej kërkesave të studentëve, mendojmë se studentët janë ata që kanë të drejtë të bejnë vlerësimin përfundimtar në lidhje me realizimin e kërkesave të tyre.

Institucioni i Avokatit të Popullit për të disatën herë kërkon që autoritetet tona të garantojnë me të gjitha mënyrat që qytetarët ta shprehin pakënaqësinë e tyre në mënyrë paqësore, të pashqetësuar e të pa vënë nën presione të çdo lloji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, janë në kufijtë e të papranueshmes justifikimet se përdorimi i forcës për shpërndarjen e studentëve që kanë zgjedhur ta zhvillojnë protestën e tyre në ambientet universitare, bëhet për të garantuar zhvillimin normal të mësimit në ato ambiente.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që prej më se një muaji është bërë e qartë nga protestat e studentëve se situata nuk është normale, nuk ka asnjë ‘normalitet’ që po ndërpritet nga vijimi i shprehjes së pakënaqësisë së studentëve.

Avokati i Popullit bën thirrje që askush të mos ushtrojë asnjë lloj forme intimidimi apo presioni të fshehur apo të drejtpërdrejtë për të cenuar të drejtën e studentëve për të protestuar dhe të zgjidhet një qasje e re mirëkuptuese, dëgjuese dhe vetëkorrigjuese përballë kërkesave të tyre të drejta.

Ekipet e Avokatit të Popullit janë në ndjekje të vazhdueshme të situatës në të gjitha lokacionet e saj, ata kanë bashkëbiseduar me studentë dhe kanë marrë ankesat e tyre.

Avokati i Popullit do te kryeje procesin e verifikimit te këtyre ankesave ne përputhje me ligjin dhe do te nxjerre konkluzionet përkatëse në rast se do te konstatohen shkelje të të drejtave të njeriut dhe keqpërdorim të autoritetit administrativ shtetëror”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?