Avokati i Popullit, Shabani takon kryegjykatësin e Strasburgut. Në fokus mbrojtja e të drejtave të njeriut

Shqipëria mbetet një nga vendet me numrin më të lartë të ankesave në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), ku çështjet e pronësisë dhe zvarritjet e proceseve gjyqësore përbëjnë plagën kryesore të sistemit tonë të drejtësisë. Në këtë kuadër, Avokati i Popullit, Endrit Shabani, u prit sot në një takim zyrtar nga Kryetari i GJEDNJ, Mattias Guyomar. Takimi thekson partneritetin mes dy institucioneve, në mënyrë që Avokati i Popullit të mos jetë më thjesht një vëzhgues, por një filtër aktiv që kërkon zgjidhjen e këtyre dosjeve brenda kufijve të Shqipërisë, sipas standardeve të Strasburgut.

Avokati i Popullit, në një njoftim për shtyp, informon se realiteti i dosjeve shqiptare në Strasburg është i ndarë në dy drejtime, atë të krizës së pronave, ku 1/5 e ankesave (17%) që mbërrijnë në GJEDNJ nga Shqipëria lidhet drejtpërdrejt me pronën, duke dëshmuar dështimin e institucioneve vendase për të ofruar zgjidhje përfundimtare.

Mohimi i procesit, ku 63% e ankesave vijnë nga mungesa e një procesi të rregullt ligjor, ku qytetari humbet në labirintet e gjykatave shqiptare për dekada me radhë. Sipas Avokatit të Popullit, aktualisht janë 238 çështje ndaj shtetit shqiptar në pritje për t’u gjykuar në GJEDNJ, ndërkohë që detyrimet e shtetit shqiptar për zbatimin e vendimeve të kësaj gjykate në 10 vjeçarin e fundit, llogariten rreth 40 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shabani deklaroi se “është e papranueshme që pas tre dekadash, qytetarët shqiptarë ende duhet të kalojnë detin për të gjetur drejtësinë për pronën e tyre. Zotimi im është që institucioni ynë të jetë mbrojtësi i parë i të drejtës së pronës. Ne do të ushtrojmë presion mbi administratën vendase që vendimet e Strasburgut të mos mbeten thjesht letra, por të kthehen në të drejta të realizuara për çdo familje shqiptare”. Presidenti Guyomar uroi Shabanin për detyrën e re dhe konfirmoi se GJEDNJ e sheh Avokatin e Popullit si aleatin kyç për të garantuar që standardet evropiane të të drejtave të njeriut të zbatohen në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?