Avokati i Popullit: Të hetohen drejtuesit e burgut të Lezhës

Avokati i Popullit ka rekomanduar këtë të martë nisjen e hetimeve për drejtorin e burgut të Lezhës.

Përmes një njoftimi për shtyp, nga ky institucion denoncohet faktin se, zyrtarët e këtij burgu nuk kanë raportuar për shenjat e dhunës ndaj një të paraburgosuri.

“Gjithashtu, zyrtarët e burgut të Lezhës penguan hyrjen në ambjentet e paraburgimit të mjekut ligjor”, thuhet në pretendimin e Avokatit të Popullit.

SHKARKO APP