Avokati i Shullazit shtyn seancën për herë të 6-të
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, ka shtyrë për të gjashtën herë seancën ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.
Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e avokatit të Shullazit Vladimir Meçe. Avokati me anë të një raporti njoftoi mungesën e tij në seancë për shkaqe shëndetësore.
Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg.
Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg. Grupi u shpall i pafajshëm për akuzën e kërcënimit ndaj rektorit të UT.
KOHA JONË SONDAZH

