Avokati Maks Haxhia: Prokuroria nuk solli asnjë provë të re për Erion Veliajn

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka marrë sot vendimin në lidhje me ankimimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, për masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Në përfundim të seancës, avokati Maks Haxhiaj u shpreh se organi i akuazës nuk paraqiti asnjë provë të re, ndërsa u shpreh se shpreson që Gjykata e Lartës do të vendosë për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Veliajt.

Prokuroria nuk solli asnjë provë të re. Masa e tillë është një absurditet që ndodh vetëm në Shqipëri, aq më tepër për vepra të tilla që nuk kanë rrezikshmëri. Nuk mund të vendoset një masë e tillë për një kryebashkiak të zgjedhur 3 herë dhe t’i thuash je i rrezikshëm.

Rrezikshmëria është e lidhur me mundshmërinë për të kryer vepra të tjera të rrezikshme penale që dëmtojnë jetën dhe shëndetin e dikujt. Presim të ndodhë ndonjë çudi në Gjzkatën e Lartë dhe të pranohet kërkesa për masën e sigurisë“, tha Haxhia për gazetarët.

SHKARKO APP