Avokati mban paratë për të ndjerin, familja: Ma vodhi 27 milion lekë
Çdo ditë e më shumë në vend,”SOS” i Reformës në Drejtësi, paraqitet me rastet skandale, si ky i fundit. Shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë, kanë vënë në pranga, avokatin Myrteza Myftari.
Arrestimi ka ardhur pasi shtetasi M.S., ka bërë kallzim në ambientet e policisë Tiranë, ku deklaron se 56-vjeçari me profesion avokat, më datë 02.05.2013, i ka marrë atyre një shumë prej 2, 722, 424 lekë të reja, si dëmshpërblim për dëmin shëndetësor me pasojë vdekjen për shtetasin F.R, shumë të cilën nuk ia ka dorëzuar familjes të së ndjerit.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrim”, parashikuar nga nenet 248 dhe 143 / 3 të Kodit Penal.

