Avokati: Nuk është provë bindëse që Alqi Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoton
Avokati i Alqi Bllakos ka folur për mediat pasi gjykata dha masën “arrest me burg” ndaj ish-deputetit socialist.
Ai u pyet nëse klienti i tij, Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoto nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas.
Avokati Sokol Hazizaj tha se “kjo nuk është provë bindëse” për përfshirjen e ish-deputetit në aferën e inceneratorëve sa kohë që nuk është provuar se bileta e ish-deputetit është blerë nga Zoto.
“Mendoj se janë akte të prodhuara jo nga Alqi Bllako. S’është prodhuar nga ai. Në cilëinë e sekretari të përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin e nxjerrë nga Këshilli i Ministrave”, tha ai.
A ka udhëtuar me Klodian Zoton?
“Kjo nuk u përmend në kërkimet e oganit procedurial të hetimit. Nuk është provë bindëse, për sa kohë nuk është provuar që bileta është paguar nga Zoto për Bllakon. Ne mund të udhëtojmë bashkë në një avion apo autobus, kjo s’do të thotë që kemi lidhje bashkë”, u përgjigj avokati.
Sipas News24, Prokuroria ka sjellë si argument për arrestimin e ish-deputetit faktin që Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoto nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas.
KOHA JONË SONDAZH

