Avokati: Prokurori me dërgoi të më rrihnin

Del video e rrahjes se avokatit Ilia Ilia para Prokurorisë së Durrësit. Në videon e publikuar nga “Panorama” duket avokati me këmishë të bardhë, teksa është duke folur me një tjetër person. Në moment i afrohen dy persona, që pas një bisede të shkurtër nisin ta qëllojnë me grushta.

Autorët e sulmit, siç shihet edhe në pamjet e Report TV, janë dy, të veshur me treçerekshe dhe të pambuluar, ndërsa njëri mbante një kapele.  Njëri nga agresorët shtyn tutje personin që po shoqëronte avokatin. Fillimisht tek Ilia afrohet njëri nga agresorët, bisedojnë për pak sekonda me avokatin dhe më pas ai e godet. Në ndihmë të agresorit shkon edhe një person i dytë.

Avokati Ilia Ilia në momentin e sulmit ishte duke shkuar drejt prokurorisë së Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e djeshme, në një prononcim për mediat, avokati akuzoi prokurorin Arjan Ndoji si porositës të sulmit. Avokati tha se me Ndojin kishte një përplasje në Gjykatë dhe se prokurori e kishte kërcënuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam dalë nga seanca gjyqësore e Gjykatës së durrësit rreth orës 10:30 dhe po ikja nga Prokuroria. Më del një person përpara dhe më thotë ti je ai që i ke bërë karshillëk prokurorit Arjan Ndoja dje në seancë gjyqësore, ke bërë të fortin. I thash kush je ti, ai më ofendoi, i ktheva të njëjtën përgjigje. Jam goditur nga ky dhe personi tjetër që erdhi. Dje në seancë gjyqësore më kanosi prokurori”, tha avokati Ilia.

Ilia Ilia është avokat i njohur, pasi ka mbrojtur çështje të rëndësishme. Ai ka qenë avokat mbrojtës i grupit të Shijakut (ka mbrojtur Durim Keçin e akuzuar nga drejtësia italiane për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni). Më herët, Ilia ka mbrojtur Lul Berishën, i cili një vit më parë u lirua nga Gjykata dhe ndodhet në liri shkruan syri.net

Ndërkohë pritet reagimi për median i prokurorit të akuzuar.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?