Avokati serb që paditi për terrorizëm Radoiçiç dhe Vulin: Qëllimi i Vuçiç, skenar si në Donbas dhe Krime
Avokati dhe politikani serb, Cedomir Stojkoviç i cili paditi për terrorizëm udhëheqësin e sulmit të armatosur në veri të Kosovës Milan Radoiçiç dhe kreun e shërbimit sekret serb, Aleksandar Vulin.
Nga sulmi i armatosur i terroristëve serbë u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe më pas Policia e Kosovës ekzekutoi tre nga agresorët. Ai shprehet se sipas ligjeve të shtetit serb, struktura paramilitare e Radoiçiç është grup terrorist dhe si rrjedhojë duhet të trajtohet sipas ligjeve në fuqi. Ky ka qenë edhe thelbi i padisë së tij.
Avokati serb deklaron me bindje se pas skenarëve në veri të Kosovës qëndron presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i cili po tenton të krijojë një “Donbas” në rajonin e Ballkanit gjë e cila do të rrezikonte stabilitetin në këtë pjesë të Europës. Sipas tij, Vuçiç ka për qëllim të aplikojë politikat e Albin Kurtit në rajonin e Ballkanit.
Ai i bën thirrje faktorit ndërkombëtar që të sanksionojë Aleksandar Vuçiç për mbështetjen e grupeve terroriste dhe veprimet e tij destabilizuese në Kosovë. Avokati serb shprehet për ”Report Tv” si një lidër autokrat, Vuçiç përdor shërbimin sekret për të sulmuar zërat opozitarë në Beograd. Udhëheqësit e shtetit serb, Stojkoviç i quan të emëruar nga Rusia, ndërsa apelon për ndihmë nga faktori ndërkombëtar për ndryshimin e këtij realiteti.