Avokati tre ditë në intubim, ja çfarë do të bëhet të hënën! Autorët ende në arrati

Avokati Sokol Mëngjesi vazhdon të jetë në luftë për të mbijetuar sulmit barbar. Shefi i shërbimit të Neurokirurgjisë Prof dr Fatos Olldashi, tha se për sa kohë është i intubuar diskutohet ende për jetën. Por nëse vazhdon me këto parametra pra me ulje të edemës që ka në pjesën e përparme të truri, do të tentohet zgjimi i i tij ditën e hënë, pra të nxirret nga intubimi.

Policia ende nuk ka gjurmë të 3 të shpallurve në kërkim. Kontrollet kanë vijuar pa u ndërprerë por pa rezultat. Sipas sistemit TIMS ata rezultojnë brenda vendit. Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që të jenë larguar jashtë vendit në mënyrë ilegale.

Avokati u dhunua mëngjesin e së mërkurës pasi la djalin e tij në kopsht. Nga 4 autorët e dyshuar të sulmit ku 3 goditën avokatin dhe njëri i transportoi në pranga ka rënë vetëm një. Dorian Aliaj u vetëdorëzua mbrëmjen e dy ditëve më parë dhe ka folur para grupit hetimor. Sipas tij, ai dhe Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku nuk e kishin planifikuar sulmin ndaj avokatit.

Ai ka treguar dhe për mosmarrëveshjet që miku i tij, Dritan Nano ka pasur me avokatin dhe se nga padia e bërë nga ky i fundit prona ishte bllokuar. Nano ka mbajtur qëndrim mohues duke e përjashtuar veten nga kjo ngjarje. Shkak për konfliktin sipas hetimeve është mosrespektimi i një kontrate lidhur mes avokatit dhe trashëgimtarëve të një prone në zonën e Liqenit artificial.

SHKARKO APP