Avokati vijon në intubim, ka nisur zgjimi gradual. Ja çfarë ka zbluar skaneri
Avokati Sokol Mëngjesi, që u dhunua për çështje prone, vijon të jetë në intubim. Sot, e hënë, 3 qershor i është bërë skaneri dhe është parë një ulje e ënjtjes në tru dhe sipas burimeve ka përmirësime.
Po ashtu edhe sot ka nisur prej mjekëve zgjimi gradual, duke zbutur qetësuesin e dhënë ndaj tij. Mësohet se avokati do të qëndrojë me këtë ilaç më të butë, që lejon t’i shikohet reagimi. Në këtë gjendje mjekët do ta lënë deri nga dita e enjte.
Avokat Sokol Mëngjesi u dhunua pak ditë më parë, më 29 maj, në zonën e ish-bllokut. Sapo la fëmijën në kopësht disa persona goditën avokatin duke e lënë të shtrirë në tokë pa ndjenja në dyert e jashtme të kopshtit nr.31 në kryeqytet. Që prej ditës kur u dhunua, Mëngjesi ka qenë nën kujdesin e mjekëve të Traumës, reanimator dhe neokirurg.