Azem Hajdari në protestë: Koha të ndërtojmë vetë të ardhmen

Azem Hajdari, djali i ish-drejtuesi i lëvizjes studentore të ’90-ës, i është bashkuar protestës së studentëve në ditën e shtatë. Në një prononcim për ”News 24”, ai tha se ka ardhur momenti që studentët të vendosin vetë për të ardhmen e tyre duke uruar që studentët t’ia dalin t’i fitojnë ato të drejta që kërkojnë.

”Ka ardhur momenti që studentët duhet të zgjedhin midis të qenit gozhda dhe çekiçi. Duhet të jemi çekiçi i ndërtimit të së ardhmes tonë. Ose do shtypen ose do dalin të kërkojmë të drejtat publikisht. Mbledhja e të rinjve, që po bëjë këtë bashkim, tregon që duan të jenë çekiça. Uroj që ky bashkim i studentëve të ketë një përfundim të mbarë për të marrë të drejtat që ju takojnë”, tha Azem Hajdari, i cili bëri të ditur se edhe ai vetë është student në Fakultetin e Drejtësisë.

Teksa ka përfunduar afati që studentët protestues i kishin vendosur qeverisë Rama për plotësimin e kushteve të vendosura nga ata, mbetet e paqartë se si do të vijojë protesta. “Jo dhunë, jo dhunë” dhe “Betejën e kemi me Ministrinë e Arsimit, do të qëndrojmë këtu”, janë disa prej thirrjeve të protestuesve, teksa një pjesë e tyre dëshirojnë që të zhvendosen për të protestuar përballë kryeministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?