Azilkërkuesi: Nuk ngopeshim me bukë, ndaj vidhnim në Gjermani

“Nuk ngopeshim me bukë, jemi detyruar të vjedhim”. Kështu ka pohuar Altin Vorfi, babai i dy fëmijëve, i cili së bashku me ta dhe bashkëshorten qëndruan plot pesë muaj në Gjermani.

“U nisëm nga Shkodra me një taksi të cilës i paguam 1400 euro. U nisëm për një jetë më të mirë, por gjetëm veç vuajtje. Jemi detyruar të vidhnim ushqime në supermarkete, pasi ato që na ofronin në kamp nuk mjaftonin”, rrëfen i përlotur ai.

Në fund, azilkërkuesi i kthyer u bën apel shqiptarëve që të mos nisen drejt Gjermanisë pasi sipas tij, do t’i kursejnë vetes shumë vuajtje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?