Azilkërkuesit, Çako: Rrezikohet lëvizja e lirë e qytetarëve

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka bërë edhe një herë tjetër apel se shqiptarët që kërkojnë azil në Gjermani apo vende të tjera të Bashkimit Europian, rrezikojnë të penalizojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve të tjerë në vendet e zonës Shengen.

Në një deklaratë për mediet nga aeroporti i Rinasit, Çako ka theksuar se të gjithë qytetarët duhet t’u nënshtrohen ligjeve për të lëvizur në pikat kufitare në vend.

“Strukturat policore janë në gatishmëri për të mos lejuar shtetasit që kërkojnë azil në vendet e BE­-së, – tha kreu i Policisë së Shtetit. – Nisma të tilla penalizojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve të tjerë. U bëj thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë për t’iu nënshtruar procedurave ligjore për të shkuar në Gjermani ose në vende të tjera. Në pikat kufitare ka kontrolle të rrepta dhe ne po bashkëpunojmë me autoritetet gjermane. Të gjitha pikat e kalimit të kontrollit kufitar në vend janë të përforcuara me masa të rrepta, falë një sërë projektesh të BE-­së me Policinë e Shtetit”. 

 

SHKARKO APP