Azilkërkuesit, shqipja pjesë e njoftimeve publike në Suedi (Foto-lajm)

Fluksi i lartë i azilkërkuesve shqiptarë në vende të ndryshme të Evropës, ka bërë që edhe gjuha shqipe të jetë pjesë e njoftimeve që vendosen në kampe të azilantëve.

Kjo është një fletushkë e ngjitur në kampet e azilkërkuesve në Suedi, i udhëzon shqiptarët që të mbajnë radhën për shërbimet që ofrohen në kamp siç mund të jetë edhe ushqimi.

Shqiptarët që kërkojnë azil në Suedi janë të shumtë, disa për arsye ekonomike e disa të tjerë përpiqen për azilin politik. Por ajo që bie në sy është fakti se azilkërkuesit përçojnë edhe gjuhën shqipe.

Në fletushkën e ngjitur në azil veç gjuhëve, anglisht arabisht, sllave e të tjera, shkruhet edhe në shqip: “Prisni radhën tuaj këtu ju lutem”.

SHKARKO APP