Baba Mondi mesazh politikës: Meritojeni respektin e popullit, mos e kërkoni me premtime boshe

Në situatën e krijuar politike kur palët ende nuk po gjejnë dakordësinë për zgjidhjen e krizës, kryegjyshi botëror bektashian Baba Mondi i është drejtuar me një mesazh politikanëve shqiptarë, duke ju kërkuar që pushtetin ta vënë në shërbim të popullit.

Në një fjalën e mbajtur në ceremoninë për ditën e Ashures, kryegjyshi solli shembullin e imam Hysenit dhe konceptin e tij për pushtetin.

“U themi sot politikanëve shqiptarë që ti afrohen aq sa munden jetës dhe veprës së imam Hysenit sepse do të gjejnë në to jo thjesht kuriozitetin historik dhe fetar, por në mënyrë të veçantë konceptin e tij për pushtetin. Ky pushtet do të jetë vërtet në shërbim të popullit. Ta meritojmë respektin e popullit dhe jo ta kërkojmë atë përmes kulmeve dhe permtimeve të pambajtuara çfarë e çuan këtë vend në zgrip të varfërisë”.

Në ceremoninë e zhvilluar në Kryegjyshatën Botërore ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të besimeve të tjera fetare, besimtarët bektashinj përkujtuan 72 dëshmorët e rënë në tragjedinë e Qerbelasë.

RTV Ora - Baba Mondi mesazh politikës: Meritojeni respektin e popullit

SHKARKO APP