Babai i Arditit: Punonte për t’i blerë vetë rrobat e shkollës

Shtëpia e Ardit Gjoklajt, 17­-vjeçari i gjetur i masakruar në landfillin e Sharrës mëngjesin e së dielës, është në një rrugicë pranë një ngrehine të shkretë në formë oxhaku gjigant, të njohur si TEC-­i, në zonën e Kombinatit.

Familja e ardhur nga Tropoja është vendosur aty gati 19 vjet më parë. Ndër vite, familja e ka përballuar jetesën me pagën e kryefamiljarit si punonjës policie. Në vitin e 17­-të të jetës, i mesmi i fëmijëve, Arditi, nisi punë për të dhënë kontributin e tij.

Shtëpia njëkatëshe e lyer me bojë të bardhë mban dyert hapur për mort. Më shumë se 60 burra qëndrojnë ulur në disa stola të vendosur në oborrin e banesës, e të tjerë shkëmbejnë cigare dhe ngushëllojnë njerëzit e shtëpisë. Gegë Gjoklaj, babai i 17­ vjeçarit, i falënderon dhe u uron shëndet dhe gëzim në shtëpitë e tyre. Me të njëjtën fisnikëri pranon edhe ngushëllimin tonë. Si malësor, Gega e mban veten fort.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhet mbajtur, na thotë, shpirti ma di dhimbjen që kam, por duhet të jem i fortë për familjen dhe për miqtë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai nuk ka qenë në Tiranë ditën e ngjarjes dhe të birin e ka gjetur të pajetë në morgun e QSUT-­së. Deri më tani, nuk di asgjë nga rrethanat se si është vrarë djali i tij, por ka besim se organet e Drejtësisë do ta zbardhin ngjarjen. Gega nuk kishte dashur që djali i tij të punonte në Sharrë, por kishte qenë këmbëngulja e të birit që e kishte bindur.

“Donte të blinte me paratë e veta rrobat e shkollës”, thotë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?