Babai i gjyqtares, i sëmurë me parkinson: Kryeministri po hakmerret se vajza la në burg djalin e deputetit të PS

Dalin detaje të reja nga arrestimi i gjyqtares. Ajo është nëna e një fëmije me autizëm. Ndërkohë sot babai i gjyqtares nxori fakte të reja pse u mor arrestimi. Vajza e saj (gjyqtare) la në burg djalin e deputetit të PS-së, ndonëse ia kishte kërkuar PS-ja dhe drejtues të Rilindjes që të mos e fuste në burg.

I sëmurë me parkinson, me njërën dorë që nuk e lëvizte dot, babai i gjykatëses Enkeleda Hoxha të arrestuar për korrupsion bashkë me 9 persona të tjerë në gjykatën e Krujës u përlot teksa fliste për të bijën e jetën e saj përpara dyerve të Gjykatës Speciale.

Ai deklaroi se vajza e tij është kërcënuar për të dhënë vendime për disa “bosë të krimit”. Me pas iu drejtua publikisht edhe kryeministrit të vendit Edi Rama.

“Ajo nuk ka bërë asnjë veprim me qëllime të atilla, siç flet kryeministri. Kryeministri i tha gjyqtares s’ke për ta marrë vettingun. Pse? Sepse la në burg djalin e deputetit të PS. Vajti shoqja e saj dhe e liroi, e tani kjo shoqja e vajzës për çudinë e të gjithëve ka vajtur këshilltare në gjykatën e Lartë. Si ka mundësi more?! Jo kaq hapur o kryeministër, mos u merr me të tillë njerëz se nuk janë ashtu siç mendon ti! Pres që e vërteta të dalë siç është. 9 mijë dollarë që i janë gjetur janë për firmën e ndërtimit, unë jam i sëmurë me parkinson, djali gjithashtu (i Enkeledes). Pasqyroni ashtu siç duhet realitetin”,- tha Hoxha më zërin që i dridhej.

Dhe me pas shton se kjo ishte skemë mafioze për tu hakmarrë nga ai që arrestoi dhe pushteti, pasi iu doli boja se si vepronë pushteti dhe PS në atë.

Ai theksoi se i kishin kërkuar nga PS të mos arrestonte djalin e deputetit të Ramës, ndryshe do ta pësonte. Ndërsa për lirim të një pjestari të bandave, sqaron se e kanë kërcënuar vajzën me jetë apo rrëmbim fëmijës me autizëm. Nuk ka çështje lekësh siç po mashtrojnë, por jete, sqaroi babai i saj.

Analistë të ndryshëm po thonë se këto janë arrestime për të spostuar vëmëndjen dhe për t’ju thënë indirekt gjyqtarëve e prokurorëve se nëse prekni linjat apo njerëzit e PS dhe qeverisë përfundoni në burg.

Edhe gjyqtarja e Durrësit, Mimoza Margjeka, e cila nuk njohu zgjedhjet lokale në Durrës për PS në qershor 2019, u arrestua për 6 mijë euro siç thoshte akuza se ishin në plan të paguheshin.

Rastësi apo strategji që arrestohen vetëm këta që ndalojnë apo dënojnë miqtë e PS?!

Natyrisht që edhe nëse merr 1 euro duhet të dënohesh, apo nëse liron jashtë ligjit, porse nuk duhet vetëm ata që kundërshtojnë ndërhyrjet apo urdherat e Rilindjes për arrestime të familjarëve të tyre.

Ligji dhe Drejtësia duhet të jetë e barabartë.

Pse nuk ka ministra apo ish-ministra të arrestuar? Po më lart?!

SHKARKO APP