Babai i vëllezërve Aliko apel fëmijëve:Dorëzohuni! Nëse janë fajtorë drejtësia ti dënojë

 

Babai i dy vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko hedh poshtë dyshimet se dy djemtë e tij mund të jenë autorë të vrasjes së efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha dhe plagosjen e 2 efektivëve të RENEA-s të ndodhur mëngjesin e së mërkurës 24 qershor 2015.

Adil Aliko thotë se dy fëmijët e tij nuk janë autorë të kësaj ngjarjeje por hedh dyshime për një implikim të qëllimshëm të dy fëmijëve të tij adoleshentë.

Kanë një vit që fëmijët mi kanë hequr nga shtëpia. Ka qenë tendencë, mi kanë implikuar dhe vazhdojnë ende të mi implikojnë. Nuk e di çfarë po luhet. Djemtë e mi edhe sikur të kenë qenë pjesë e atij grupi ata nuk kanë qëlluar sepse kanë qenë në agjërim. Fëmijët e mi agjërojnë, nuk u lejohet të prekin armë, jo më të qëllojnë. Sipas informacionit që kam unë kanë qenë të gjithë me maska. Djali i vogël i imi ka qenë në Kavajë. I madhi në zonat e Sarandës, por po ka qenë e merr përgjegjësinë vetë. Të gjithë kanë qenë me maska. Të implikosh personalisht dy vetë do të thotë që je shumë i garantuar. Nëse duan të mbyllin hetimet shpejt e shpejt e tua fusin dy vetëve është punë e tyre, unë i njoh fëmijët e mi nuk i kam kriminelë. Drejtësia do vonojë pro nuk do harrojë. 

Me dy fëmijët thotë se nuk ka kontaktuar prej 2 ditësh ndërsa i bën thirrje të dorëzohen një orë e më parë, të sqarojnë poziconin e tyre

I bëj thirrje nëse janë të implikuar të përgjigjen para drejtësisë, nëse janë të pafajshëm do të dalin të pafajshëm. I bëj thirrje të dorëzohen një orë e më parë. Të sqarojnë poziconin e tyre: Nëse djemtë e mi do shpallen fajtor drejtësia do bëjë drejtësinë”

“S’mund të fajësohen dy adoleshntë. Ka njerëz më të rritur të implikuar ”  thotë gjatë bisedës telefonike Aliko duke i bërë thirrje dhe prokurorisë të bëjnë kujdes me deklaratat  

“Na futën në hasmëri me njerëz kot më kot. Pa u bërë eksperitza, për dy ditë të nxjerrësh konkluzohet kur aty ka kanë qenë në grup kjo është tendencioze.”

Për babain e dy djemve adoleshentë drejtësia të bëjë drejtësi: “Nëse shpallen fajtor të dënohen por të mos akuzohen pa fakte”

SHKARKO APP