Babai i vëllezërve Aliko nga Lazarati, apel fëmijëve: Dorëzohuni!

Babai i dy vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko hedh poshtë dyshimet se dy djemtë e tij mund të jenë autorë të vrasjes së efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha dhe plagosjen e 2 efektivëve të RENEA-s të ndodhur më 24 qershor 2015.

Në një intervistë telefonike për mediat, ai thotë se dy fëmijët e tij nuk janë autorë të kësaj ngjarjeje, por hedh dyshime për një implikim të qëllimshëm të dy fëmijëve të tij adoleshentë.

”Kanë një vit që fëmijët mi kanë hequr nga shtëpia. Ka qenë tendencë, mi kanë implikuar dhe vazhdojnë ende të mi implikojnë. Nuk e di cfarë po luhet. Djemtë e mi edhe sikur të kenë qenë pjesë e atij grupi ata nuk kanë qëlluar sepse kanë qenë në agjërim. Sipas informacionit që kam unë kanë qenë të gjithë me maska. Djali i vogël i imi ka qenë në Kavajë. I madhi në zonat e Sarandës, por po ka qenë e merr përgjegjësinë vetë. Të gjithë kanë qenë me maska. Të implikosh personalisht dy vetë do të thotë që je shumë i garantuar. Nëse duan të mbyllin hetimet shpejt e shpejt e tua fusin dy vetëve është punë e tyre, unë i njoh fëmijët e mi nuk I kam kriminelë. Drejtësia do vonojë pro nuk do harrojë”, tha ai.

Me dy fëmijët thotë se nuk ka kontaktuar prej 3 ditësh, ndërsa i bën thirrje të dorësozhen një orë e më parë, të sqarojnë poziconin e tyre

"U bëj thirrje nëse janë të implikuar të përgjigjen para drejtësisë, nëse janë të pafajshëm do të dalin të pafajshëm. I bëj thirrje të dorësozhen një orë e më parë. Të sqarojnë poziconin e tyre: Nëse djemtë e mi do shpallen fajtor drejtësia do bëjë drejtësinë”, shtoi ai.

SHKARKO APP