Babai i vrasësit: Nusen e gjeta të masakruar, djali me depresion lëvizte…

Krimi i rëndë në Pogradec, merr një tjetër dimesion, edhe më të rëndë, atë që persona me çrregullime të mendit, jetojnë në të njëjtën hapësirë me persona të shëndetshëm.

Babai i Bashkim Mekollit, është i pari që jep detaje mbi krimin e kryer nga i biri. 49-vjeçari vrau bashkëshorten e tij duke e qëlluar me thikë dhe sqepar. Nexhdet Mekolli hedh dritë edhe mbi motivin.

“Djali ka qenë prej kohësh i kuruar me depresion, por nuk na e pranonin në Tiranë. Krimin e ka kryer kur ka qenë jashtë kontrollit. Kishin kushte të vështira. I kam marrë në banesë sepse jetonin në kasolle”,-tregon ai i dëshpëruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vrasja ka ndodhur pak minuta pasi ai kishte dalë nga shtëpia. “Sapo kam dalë nga shtëpia më ka lajmëruar nusja e nipit për vrasjen. Kur kam shkuar e kam gjetur nusen të pajetë, të masakruar, të mbuluar me gjak, ndërsa djali me thikë në dorë vinte vërdallë nëpër oborr”, thotë ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishin orët e para të mëngjesit kur ndodhi krimi, në në fshatin Blacë të Pogradecit. Policia e gjeti autorin në vendin e ngjarjes, dhe ai nuk bëri rezistencë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?