Babai i vrau nusen, i biri akuzon shtetin
Fatjon Hoxha pasi i dha lamtumirën babit, Xhehavirit që i vrau bashkëjetuesen dhe më pas vari veten, tregon një version të frikshëm të situatën. Ai hedh akuza të forta ndaj shtetit.
”Babai im i dha lekë shtetit. Me policinë e Shtetit i ke me video me zë. Ai i thoshte ”sa lekë do që ta marrësh djalin brenda”. Ai dhe në Gjykatë futi lekë. Policia vinin në shtëpi këtu dhe nuk merrnin masa. Ndodhi kjo që ndodhi dhe më shkatërruan jetën time”, tha ai.
Po ashtu ai rrëfen se ditën e tragjedisë ka qenë duke punuar me traktor. ”Më mori në telefon xhaxhai dhe më tha; po bërtet nusja. E mbyllja në dhomë se e kishte frikë. Kishte frikë nga ai se e kërcënonte”,-tha në emisionin ”Me zemër të hapur”.
Xhevair Hoxha nuk e donte për nuse 30-vjeçaren Merushe Hazizi, për shkak se djali i tij Fatjoni braktisi bashkëshorten e parë dhe nipin për shkak të saj. Çifti bashkëjetonte prej tre vjetësh. Merushe Hazizi po ashtu kishte 3 fëmijë nga martesa e parë, por që jetonin me ish-bashkëshortin e saj.