Babai monstër: Gruaja dhe vajza më kanë ngritur kurth

“Gruaja dhe vajza kanë bashkëpunuar kundër meje”- tha dje për Policinë e Dibrës, Guri Përgjegji, babai që akuzohet nga e bija 15 vjec se ai e ka përdhunuar. Burime pranë Drejtorisë së Policisë Dibër sqarojnë se Përgjegji nuk e ka pranuar ngjarjen, por ka ngritur alibi se vajza dhe njerka kanë bashkëpunuar me njëra­-tjetrën për ta burgosur atë.

Policisë së Dibrës i është dashur 12 orë për të arrestuar Përgjegjin dhe ky fakt duket se nuk e mbështet shumë këtë version qe tregon 46-vjecari.

Efektivët e policisë kanë bërë krehjen e territorit, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në orët e para të mëngjesit te se premtes kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Guri Përgjegji, 46 vjeç, banues në njësinë administrative Kastriot Dibër, për veprën penale të “kryerjes së marrëdhënie seksuale në gjini”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?